Emri Muhamed hyn në mesin e 10 emrave të parë te foshnjat në SHBA

Emri Muhamed ka hyrë në mesin e dhjetë emrave më të përdorur për emërtimin e të posalindurve në SHBA në vitin 2019, kanë treguar të dhënat e një kompanie hulumtuese, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kompania amerikane “BabyCenter” ka publikuar raportin e vitit 2019 në të cilin janë përpiluar emrat më popullorë në vend bazuar në të dhënat e sigurimit social.

Raporti thekson se teksa familjet e krishterë dhe të feve të tjera kanë një gamë të gjerë alternativash për sa i përket emërtimit të fëmijëve, muslimanët në SHBA tradicionalisht vazhdojnë t’i emërtojnë foshnjat me emrin e profetit Muhamed.

Emri Muhamed, i cili renditej i 620-ti në listën e emrave në SHBA në vitin 2000, është bërë emri i 345-të më i shpeshtë në vitin 2019, thuhet në raport.

Ndërkaq, në mesin e dhjetë emrave më të përdorur për emërtimin e foshnjave këtë vit në SHBA renditen Jackson, Noah, Aiden, Grayson, Caden, Lucas, Elijah, Oliver dhe Muhamed.

Nga ana tjetër, emri femëror musliman Alije po ashtu ka hyrë në mesin e dhjetë të parëve për emërtimin e të posalindurve në vitin 2019.

Në listën e emrave të foshnjave të gjinisë femërore për vitin 2019 radhiten Olivia, Emma, Ava, Aria, Isabella, Amelia, Mia, Riley dhe Aliye.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu