Emri, Zaev informon sot kreun e shtetit dhe liderët e partive

Për sot është paralajmëruar takim liderësh në Maqedoni, ndërsa në fokus të takimit do të jetë çështja e emrit.

Gjatë ditës së djeshme kryeministri Zoran Zaev, informoi se ka thirrur takim liderësh për sot në orën 13 në klubin e deputetëve, për t’i informuar liderët partiak për detajet e takimit me kryeministrin grek Cipras dhe për mundësinë që të jepët shansë për zgjidhje eventuale që do të ishte e pranueshme për të dyja palët.

Pjesëmarrjen në këtë takim e ka konfirmuar kreu i shtetit Gjorge Ivanov si dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian mickoski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu