Ende nuk ka propozim të pranueshëm për Maqedoninë, Osmani dhe Dimitrov përplasen për “Kryengritjen e Ilindenit”

Që kur i tha “jo” propozimit francez në Samitin e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, kryeministri Dimitar Kovaçevski nuk u pa më askund. E sot në një ngjarje gazetarët mezi e ndalën për ta pyetur se cili është qëndrimi përfundimtar i Qeverisë për propozimin francez, pasi që ministri Osmani thotë se propozimi ende nuk është hedhur poshtë plotësisht, ndërsa kryeministri, thotë se është i papranueshëm.

Unë vetëm do të ju drejtoj në konferencën time për media që e kisha në Bruksel dhe qëndrimet që i thash atje, janë të njëjta edhe për momentin”– deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Në lidhje me negociatat me Bullgarinë, tha se ende nuk ka propozim që është i pranueshëm për Maqedoninë.

Ministria e Jashtme është duke biseduar me Ministrinë e Punëve të Jashtme në Bullgari me ekipet e saj të ekspertëve. Në momentin kur do të ketë propozim të pranueshëm nga të dyja palët, atëherë do të vendoset në institucionet e Maqedonisë së Veriut. Për momentin propozim të tillë nuk ka”– pohoi Dimitar Kovaçevski, Kryeministër.

E për protokollin me Bullgarinë, dje akuza e kundër akuza mes njëri-tjetrit hodhën ministri i tanishëm Bujar Osmani dhe ish-ministri Nikolla Dimitrov. Osmani thotë se deri më tani Maqedonia ka nënshkruar vetëm një Protokoll me Bullgarinë, edhe atë nga ish-ministri Dimitrov. Shton se në atë protokoll nga ana e Maqedonisë është pranuar pikëpamja bullgare për Kryengritjen e Ilindenit.

E para është se pranojmë pikëpamjen bullgare për kryengritjen e Ilindenit, duke pranuar nomenklaturën ‘Kryengritja Ilinden-shpërfytyrimi’, duke krijuar kështu një kornizë në të cilën Komisioni pritet të veprojë , e cila, nga ana tjetër, krijon vështirësi në punën e tyre, por gjithashtu ka vendosur tashmë një precedent në marrëdhëniet me Republikën e Bullgarisë se çështjen historike mund t’i zgjidhim politikisht, në vend që t’ua lëmë Komisionit”- pohoi Bujar Osman, Ministër i Punëve të Jashtme.

Osmani shton se ky dokument tanimë mungon në Ministrinë e Jashtme, duke aluduar se Dimitrovi me qëllim e ka marrë me vete para se të largohet nga ministria.

E ish-ministri Dimitrov në rrjetet sociale sqaron se ai protokoll është nënshkruar në vitin 2019 kur nuk ka pasur veto bullgare. Sqaron se në versionin maqedonas të dokumentit, Kryengritja e Ilindenit mbetet si Kryengritja e Ilindenit, ndërsa jo rastësisht Osmani dokumentin e ka publikuar në gjuhën bullgare.

“Në versionin maqedonas të dokumentit, kuptohet Kryengritja e Ilindenit është Kryengritje e Ilindenit dhe në asnjë mënyrë tjetër. Është interesante që ju më lehtë keni gjetur ndonjë version bullgar se ai maqedonas. Kabineti im të gjithë dokumentin për çështjen me Bullgarinë ia dorëzoi kabinetit tuaj. Përse pikërisht tani po u humbasin dokumentet nga arkiva, mund ta marrim me mend. Në kohën time, arkivat e kabinetit dhe ministrisë ruheshin me përpikëri”– u përgjigj Nikolla Dimitrov, Ish-Ministër të Jashtme.

Përplasje mes ish-ministri Dimitrov dhe ministrit aktual Bujar Osmani ka pasur pothuajse vazhdimisht që kur Osmani është bërë ministër për punë të jashtme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu