Energjia: Ç’paralajmëron njeriu i parë i Shell-it?

Njeriu i parë i gjigantit të naftës Ben van Beurden paralajmëroi se Evropa mund të përballet me akses të kufizuar në energji për më shumë se vetëm një dimër.

Ben van Beurden, CEO i gjigantit të naftës Shell, paralajmëroi se Evropa mund të përballet me akses të kufizuar në energji për më shumë se vetëm një dimër.

Kreu i kompanisë më të madhe të naftës në Evropë beson se kriza mund të zgjasë disa vjet, pasi çmimet e gazit u hodhën në nivele rekord javën e kaluar, në mes të reduktimeve të mëtejshme të dërgesave ruse, që është një sinjal se i gjithë Kontinenti i Vjetër mund të bjerë në një gjendje të thellë recesioni, raporton Reuters.

Tundimi i solidaritetit evropian

“Kriza do të testojë solidaritetin e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, duke pasur parasysh se çdo qeveri individuale do të detyrohet të vendosë se si të sigurojë funksionimin e vazhdueshëm të sektorëve kryesorë industrialë.”

“Presionet mbi furnizimin me energji ndoshta nuk do të kufizohen vetëm në një dimër,” beson Van Beurden.

“Është plotësisht e mundur që të kemi disa dimra përpara, gjatë të cilëve do të duhet të gjejmë zgjidhje përmes kursimeve, reduktimeve dhe gjetjes së alternativave shumë shpejt”, tha ai.

“Që periudha që kemi përpara do të jetë disi e lehtë ose se gjithçka do të përfundojë shpejt, mendoj se është një fantazi që duhet ta lëmë mënjanë”, përfundoi njeriu i parë i Shell. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu