Enkeleda Mushi shpall kandidaturën për primaret në Gjirokastër: Jam mbesa e Bajo dhe Çerçiz Topullit

Enkeleda Mushi ka prezantuar kandidaturën në Primarët për Gjirokastrën.

Gjatë fjalës së saj Mushi ka treguar rrënjët e thella me qytetin ku tha se është mbesa e Bajo dhe Çerçiz Topullit.

“Me Gjirokastrën më lidhin fije shumë të forta. Unë jam mbesa e Bajo dhe Çerçiz Topullit. Bajo Topulli, siç dihet nga historia- ka qenë kryetar i Bashkisë së Gjirokastrës që prej vitit 1925. Dëshmitë e kohës dhe të dhënat e tjera, e përshkruajnë Bajo Topullin si ‘kryetarin e qytetit’ që zgjidhi probleme të shumta e të vështira për Gjirokastrën. Në radhë të parë ai forcoi lidhjet e qytetarit me Bashkinë dhe anasjelltas. Si trashëgimtare e denjë e Bajo Topullit, kam njohje të gjerë dhe respekt të ndërsjellët me qytetarët gjirokastritë, sidomos me familjet e mëdha, konservatore e demokrate”, tha ajo.

Kam ndjekur dhe ndjek me vëmendje zhvillimet në Partinë Demokratike. Keto primare e tregojne me se miri se si risite dhe fryma e re po zene vend nder demokratet. Në këto rrethana, shpall kandidaturen time në Primaret per Bashkine e Gjirokastrës duke uruar te gjithe kandidatet, jo vetem

Teksa më tej shtoi se ka ndjekur me vëmendje zhvilimet brenda Partisë Demokratike duke theksuar se këto primare tregojnë më së miri risitë dhe frymën e re.

Fjala e plotë:

“Jam Enkeleda Mushi, anëtare e Partisë Demokratike që në ditën e parë të themelimit dhe bashkëthemeluese e saj. Gjatë gjithë jetës deri më sot, kam punuar me shpirt dhe kam kontribuar për Partinë Demokratike dhe Demokracinë në vend. Jam aktivizuar në të gjitha nivelet e PD, që nga njësia bazë e deri në institucionet e PD. Në vitin 2001 kam marrë pjesë në fushatën elektorale si kandidate për deputete. Më ka bindur ideja e Partisë Demokratike, sidomos për respektin e individualitetit dhe dinjitetit të individit, për zhvillimin e lirisë si fuqi materiale e trupëzuar në iniciativë. Jam aktivizuar pa asnjë mungesë në manifestimin e protestës ose të triumfit të Partisë Demokratike, si edhe në forumet e PD, që nga baza e deri në rajon.

Te Partia Demokratike nuk gjej vetëm idetë, por edhe shpresën. Vitet e fundit jam zgjedhur në forumet drejtuese të PD në Degen 5. Kam qenë gjithjë e papërtuar, bashkë me njerëzit e mi, me anëtarët e PD në Dege, me qëllim që të zhvillojmë jetë dinamike e të suksesshme të Partisë Demokratike në gjithë piramidën e saj. Kam marrë pjesë dhe kam dhënë mendimin tim në gjithë debatet brenda PD.

Në Kuvendin e PD me 11 dhjetor 2001 në Arena kam mbajtur diskutimin ku kam kërkuar që në zgjedhjet e ardhshme të jem pjesë e pushtetit lokal në Gjirokastër. Me Gjirokastrën më lidhin fije shumë të forta. Unë jam mbesa e Bajo dhe Çerçiz Topullit. Bajo Topulli, siç dihet nga historia- ka qenë kryetar i Bashkisë së Gjirokastrës që prej vitit 1925. Dëshmitë e kohës dhe të dhënat e tjera, e përshkruajnë Bajo Topullin si ‘kryetarin e qytetit’ që zgjidhi probleme të shumta e të vështira për Gjirokastrën. Në radhë të parë ai forcoi lidhjet e qytetarit me Bashkinë dhe anasjelltas. Si trashëgimtare e denjë e Bajo Topullit, kam njohje të gjerë dhe respekt të ndërsjellët me qytetarët gjirokastritë, sidomos me familjet e mëdha, konservatore e demokrate.

Kam ndjekur dhe ndjek me vëmendje zhvillimet në Partinë Demokratike. Keto primare e tregojne me se miri se si risite dhe fryma e re po zene vend nder demokratet. Në këto rrethana, shpall kandidaturen time në Primaret per Bashkine e Gjirokastrës duke uruar te gjithe kandidatet, jo vetem ne Gjirokaster por ne te gjithe Shqiperine te perqafojne kete gare nga me te bukurat e demokratiket pavaresisht sfidave dhe veshtiresive qe ajo afron. Ju faleminderit!” tha ajo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu