Enrique: Ky futbollist i afrohet Messit me talent

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique, ka zbuluar se Andres Iniesta është lojtari që i afrohet më së shumti Lionel Messit me talent, nga lojtarët që ai ka stërvitur.

Lionel Messi, gjashtë herë fitues i Topit të Artë, vlerësohet si një nga lojtarët më të mëdhenj në gjithë historinë e futbollit.

Luis Enrique, ka stërvitur Lionel Messin dhe Andres Iniestan te Barcelona, kur drejtonte katalanët gjatë viteve 2014-2017.

“Lojtari që më së shumti më ka bërë përshtypje në karrierën time, pa dyshim është Leo Messi”, ka deklaruar Enrique, përcjell InfoShqip.com

“Pas kësaj, mund të them se Andres Iniesta është diçka i ngjashëm me Leo Messin”.

“Por Messi është jashtëzakonisht i ndryshëm në lidhje me të tjerët”.

data-full-width-responsive="true">

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu