Tashmë kanë kaluar më shumë se tre muaj që kur VV e LDK po i lënë qytetarët në pritje për një Qeveri të re. Albin Kurti i VV’së ende nuk e ka marrë pozitën e Kryeministrit që dikur e kërkonte aq shumë, ndërsa dje e rriti numrin e ministrive në koalicionin e mundshëm nga 12 në 14, duke thyer kështu një prej premtimeve kryesore të tij. Kjo, po irriton qytetarët të cilët kanë vazhduar talljet nëpër rrjete sociale rreth situatës së krijuar.
72 orëshi i Kurtit për formimin e Qeverisë është bërë formë tallje mes qytetarëve të cilët pakënaqësitë e tyre kanë vendosur t’i shprehin përmes rrjeteve sociale.
Lideri i VV’së që dikur e kërkonte aq shumë postin e Kryeministrit, nuk po e dorëzon assesi propozimin te Presidenti Hashim Thaçi, derisa kjo, po shihet si jogadishmëri për të marrë këtë post.
Në një kartikaturë të publikuar së fundi në Facebook, Kurti shihet mbi një sasi të madhe dinamiti, nën tingujt e një muzike me refren ‘Erdhi dita…nuk e prita’.
Kjo, e shfaqë atë si më të gatshëm që të shpërthejë dinamitin, se sa që të zgjohet në këmbë e t’i marrë detyrat dhe përgjegjësitë e veta si Kryeministër.
Përveç kësaj kartikature, në një fotografi tjetër të shfaqur nëpër rrjetet sociale, Kurti e Mustafa nuk mund të lidhin urë mes vete, duke marrë parasysh se lideri i VV’së e kishte quajtur atë të LDK’së disa herë ‘argat i Serbisë e Isë Putini’, shkruan Gazeta Metro.
Këto nofka që Kurti ia kishte lënë Mustafës, sipas qytetarëve janë ato që assesi nuk e ndërlidhin urën mes dy palëve, pasi që ajo tashmë është shkatërruar.
Kujtojmë se deri tash dihet se VV i ka bërë një ofertë të re LDK’së, ku është konfirmuar se Kurti e ka rritur në 14 numrin e Ministrive për qeverisjen e ardhshme, ku një prej tyre do t’i takojë partisë së Isa Mustafës dhe një pakicave.
Këtë ofertë të VV’së, nënkryetari i LDK’së, Agim Veliu e ka quajtur si nënshtrim dhe nënçmim për ta, duke aluduar kështu se një e tillë nuk mund të pranohet.
Pas kësaj, ka reaguar kandidatja për Kryeministre nga LDK, Vjosa Osmani, e cila ka konfirmuar përçarjet brenda kësaj partie sa i përket koalicionit, duke thënë se VV ka qenë ajo ka qëndruar pranë tyre, e duke kundërshtuar kështu fuqishëm bashkëpartiakun e saj, Agim Veliun.












