Erdogan: Ata që kanë provokuar kufijtë e Turqisë do të paguajnë shtrenjtë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan lidhur me operacionin “Dega e Ullirit”, tha se ata të cilët kanë provokuar kufijtë e Turqisë do të paguajnë shtrenjtë çmimin e kësaj, transmeton Klan Kosova.

Erdogan gjatë fjalimit të tij në qytetin Çorum të Turqisë tha se në 9 ditët e operacionit “Dega e Ullirit” deri më tani janë neutralizuar 484 terroristë. “Përkundër të gjitha kushteve të vështira Mehmeti po ecën dhe do të vazhdojë të ecë”, tha Erdogan.

Ai tha se ushtria turke po përparojnë në arritjen e qëllimit duke i mposhtur malet. “Këta po mendojnë që i biri i turkut nuk mund të përballet me këta terroristë të ulët që kushtojnë pesë pare.

Këta po mendojnë që PKK-ja, DEASH-i, FETO, PYD-ja, YPG-ja mund të zhbindin. Çfarë ndodhi? Ne tani kemi 20 dëshmorë nga ULS-ja dhe Mehmetçiku. Por, shiko 484 (terroristë të neutralizuar), këto janë ende ditët e mira. Do ta paguajnë shtrenjtë çmimin”, tha Erdogan.

Duke vënë në dukje se ata të cilët kanë provokuar kufijtë e Turqisë do të paguajnë shtrenjtë çmimin e kësaj, Erdoğan tha se lufta në Afrin do të vazhdojë edhe në Munbixh.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu