Erdogan: “Ata që na prekin, le të bëjnë mirë llogaritë”

Në skelën e terminalit lundrues të Etki Liman në qarkun Aliağa të Izmirit në Turqi, me një ceremoni u bë inagurimi i depos së parë lundruese për LNG (gazit të lëngëzuar) dhe njësia e rigazifikimit (FSRU) dhe investimeve për rritjen e kapacitetit të magazinimit të Egegaz, raporton Anadolu Agency (AA).

Në fjalën e tij gjatë ceremonisë, presidenti Erdogan tha: “Po ta shikoni, të gjitha sulmet që janë rritur viteve të fundit gjithnjë synojnë zbehjen e klimës së stabilitetit dhe sigurisë. Ne asnjëherë nuk kemi rënë dhe nuk do të jemi viktima të lojërave që kanë për qëllim ta largojnë energjinë dhe fokusin e Turqisë nga zhvillimi, ngritja dhe investimet dhe ta shpiejnë atë drejtë ditëve joproduktive, brengave të sigurisë dhe drejt pasigurisë. Ne i kemi deshifruar këto lojëra”.

“El-Bab është gati të rregullohet”

“Jini të sigurtë se populli i Turqisë i cili me jetë mbrojti lirinë dhe ardhmërinë e vendit më 15 korrik, sërish da ta mbrojë çdo kë që jep përpjekje për ta ndërtuar ardhmërinë dhe çdo kë që rrezikon”, vazhdoi presidenti Erdogan.

Më tej, Erdogan theksoi:

“Kur në Kilis bie bombë, thonë se ku është qeveria dhe ku është shteti. Ndërkaq, kur ndiqen ata që hedhin bombë në Kilis, thonë ‘Vallë, ne do ta shpëtojmë botën’. Sa njerëz naivë që janë. Natyrisht që do të shkojmë. Ne nuk e dhamë kot deklaratën për ‘zonë të siguruar të pastruar nga terrori’. Megjithatë, ata nuk e kuptuan këtë gjë. Ne thamë se terrorin do ta luftojmë jo vetëm në shtetin tonë, por edhe atje. Ja, pra, tani El-Bab është gati të rregullohet dhe forcat tona të armatosura së bashku me Ushtrinë e Lirë Siriane po e rregullojnë atë vend”.

“Ata që na prekin, le të bëjnë mirë llogari, sepse do të marrin leksionin”

Presidenti Erdogan po ashtu iu drejtua qytetarëve edhe në ceremoninë e inagurimit në Tire.

Në lidhje me operacionin “Mburoja e Eufratit”, ai u shpreh se: “Ata që na prekin, le të bëjnë mirë llogari, sepse do ta marrin leksionin. Jemi të vetëdijshëm se përjetojmë dhimbje, mirëpo edhe atyre do t’ua japin atë që meritojnë”.

“Thonë që kjo punë duhet të ketë anën diplomatike. Kush u thotë se nuk e ka? Në këtë drejtim, ne jemi duke punuar së bashku me forcat e koalicionit. Në të njëjtën mënyrë edhe me Rusinë dhe Iranin; ne po e bëjmë edhe këtë duke u takuar me këta. Ngjashëm takohemi dhe i vazhdojmë këto punime edhe me Arabinë Saudite dhe Katarin. Askush të mos na japë leksion diplomacie. Ne e dimë mirë leksionin tonë. Edhe tani e tutje do ta vazhdojmë rrugën tonë me vendosmëri të njëjtë”, tha Erdogan

Në ceremoninë e hapjes e cila filloi me lexim nga Kur’ani, morën pjesë presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, kryeministri Binali Yıldırım, zv/kryemnistri Mehmet Şimşek, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore Berat Albayrak, ministri i Ekonomisë Nihat Zeybekci, zv/kryetari i përgjithshëm i AK Partisë Cevdet Yılmaz, kryetari i Këshillit Rregullator të Tregut Energjetik (EPDK) Mustafa Yılmaz, kryetari i përgjithshëm i Shoqatës së Industrialistëve dhe Biznesmenëve të Pavarur (MÜSİAD) Nail Olpak, zyrtarë të kompanive, përfaqësues të sektorit energjetik, si dhe prefekti i Izmirit Erol Ayyıldız, kryebashkiaku i Izmirit, Aziz Kocaoğlu dhe të ftuar të tjerë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu