Erdogan bën presion ndaj Putinit dhe Iranit për të shpëtuar sirianët e pafajshëm në Idlib

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan po përpiqet të ushtrojë presion ndaj Rusisë, që të urdhërojë regjimin sirian të tërhiqet nga sulmi mbi enklavën e fundit të kryengritëve opozitarë, duke thënë se ajo mund të çojë në gjakderdhje dhe një fluks edhe më masiv refugjatësh në Turqi dhe në vendet e tjera të Europës.

Erdogan, i cili propozon një plan, përmes të cilit grupeve rebele t’u ofrohet mundësia të largohen nga Idlibi, është aktualisht duke u takuar me Vladimir Putinin dhe Hassan Rouhanin në kryeqytetin iranian.

Edhe pse 3 udhëheqësit janë duke diskutuar edhe planet e rindërtimit, rikthimit të refugjatëve dhe fatin e kurdëve në Siri, fokusi është te vendosmëria e Rusisë për të mbikëqyrur marrjen e Idlibit me forcë.

I dërguari special i Kombeve të Bashkuara në Siri, Staffan de Mistura i ka bërë gjithashtu thirrje Rusisë të vetëpërmbahet dhe të rikthehet në tryezën e bisedimeve në Gjenevë, të cilën e ka përgatitur për javën e ardhshme me çështje kryesore Kushtetutën e ardhshme të Sirisë.

Paralajmërimi për provat e një sulmi të pashmangshëm me armë kimike është bërë nga i dërguari amerikan në Siri, Jim Jeffrey. Shtetet e Bashkuara e kanë thënë vazhdimisht se nuk do të tolerojë asnjë sulm kimik, por nuk ka dhënë detaje sesi do të kundërpërgjigjet në rast se kjo ndodh.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu