Erdogan: Çfarë e pret Turqinë pas luftës në Idlib dhe kur grekët të kenë nevojë për dhembshuri

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se vendi i tij lufton terrorizmin dhe organizatat terroriste për rreth 40 vjet, raporton Anadolu Agency (AA).

“Gjatë asaj periudhe, ne i dhamë mijëra dëshmorë dhe, ja, e njëjta gjë po ndodh në Siri tani. Ne varrosëm 36 ushtarët tanë të cilët kohët e fundit humbën jetën e tyre si dëshmorë në një sulm të regjimit në Idlib. Kur ta përfundojmë me sukses këtë luftë, ne do të bëjmë, me ndihmën e Zotit, hapa historikë drejt ndërtimit të një Turqie të madhe dhe të fuqishme”, tha Erdogan në një fjalim para deputetëve të AKP-së.

Ai gjithashtu tha që forcat turke nuk do ta linin kurrë vendin e tyre në mëshirën e organizatave terroriste dhe regjimit sirian.

“Kushdo që përpiqet të diskreditojë këtë luftë historike të Turqisë me shpifje është i pandershëm e dhe tradhtar. Ne nuk do ta lëmë vendin tonë në mëshirën e organizatave terroriste, të regjimit të përgjakshëm dhe të atyre që i mbështesin ata, dhe as nuk do ta lëmë popullin sirian në humbje,” tha Erdogan.

Ai gjithashtu preku çështjet e migrantëve që lëvizin nga Turqia në Evropë, duke theksuar se të drejtat e tyre duhet të respektohen.

“Ne i bëjmë thirrje të gjitha vendeve të BE-së, veçanërisht Greqisë, që të respektojnë refugjatët që vijnë në territorin e tyre në përputhje me Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut”, tha presidenti turk.

Ai theksoi se grekët nuk duhet të harrojë se dhe ata mund ta kenë një ditë fatin e refugjatëve sirianë sot.

“Grekët, të cilët përpiqen në çdo mënyrë për të parandaluar refugjatët që të hyjnë në vendin e tyre, e përkundrazi, t’i mbysin në det dhe t’i vrasin me armë zjarri, nuk duhet të harrojnë se dhe ata një ditë mund të kenë nevojë për një dhembshuri”, tha Erdogan. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu