Erdogan dhe Mohammed bin Salman mes të ftuarve të nderit në Botërorin e Katarit

Nisi këtë të diel Botërori i shumëpritur e i shumëdiskutuar, Katar 2022. Mes personazheve më të rëndësishëm të botës së futbollit, një sërë liderësh botërorë morën pjesë në ceremoninë hapëse.

Një prej tyre ishte presidenti i Turqisë Tajip Erdogan, i cili është takuar gjatë këtij eventi me homologun e tij egjiptian Abdel Fattah el-Sisi, me presidentin palestinez Mahmud Abbas, por dhe me mbretin Abdullah të Jordanisë.

Të pranishëm në ceremoni, me ftesë të Emiri të Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, ishin edhe Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Bin Salman, Princi i Kurorës së Kuvajtit Sheikh Mishal Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah dhe Sheikh Mohammed bin Rashid Al Maktoum, zëvendëspresident dhe kryeministri i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe sundimtari i Dubait.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu