Erdogan: Fati i muslimanëve në botë jo në duart e 5 vendeve

Fati i 1.7 miliardë muslimanëve në botë nuk është më në duart e pesë anëtarëve përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKBsë, tha presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan. Duke folur në ceremoninë e hapjes së Samitit të Kuala Lumpur në kryeqytetin e Malajzisë Erdoğan, përsëriti se bota është më e madhe se pesë, duke iu referuar pesë anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKBsë fuqia e vetos së të cilave mund të jetë katastrofike për kombet më të vogla.

“Bota është më e madhe se pesë” është një parullë e famshme e përdorur në mënyrë të përsëritur nga Erdoğan për të kritikuar anëtarët përhershëm të OKBsë, që janë Kina Franca Rusia Britania e Madhe dhe SHBAtë. Erdoğan po ashtu tha se Turqia nuk i është përkulur presionit për të heshtur atë, përfshirë tentimin për grusht shteti, ter rorin ekonomik dhe shpifjet.

“Derisa ata përpiqen të heshtin Turqinë, ne insistojmë t’i kushtojmë vëmendje Palestinës, Gazës, Rohingya Libisë Somalisë dhe Sirisë” tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu