Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se është i gatshëm ”t’u jap një mësim” komandantit të Libisë, Khalifa Haftar dhe forcave të tij nëse ata nuk pajtohen për armëpushim.
Duke folur në takimin e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim në kryeqytetin Ankara, Erdogan tha se Haftar u largua nga Moska pas bisedimeve indirekte të paqes midis tij dhe kreut të qeverisë me bazë në Tripoli, Fayez al-Sarraj.
”Haftar nuk nënshkroi armëpushimin. Ai së pari tha po, por më vonë, për fat të keq ai u largua nga Moska, ai iku nga Moska”, tha Erdogan.
”Ne nuk do hezitojmë t’i japim një mësim të merituar Haftarit nëse ai vazhdon sulmet e tij ndaj administratës legjitime të vendit dhe vëllezërve tanë në Libi” shtoi ai.
Haftar u largua nga Moska të martën pa nënshkruar një marrëveshje paqeje që synon t’i jepte fund nëntë muajve luftimeve me qeverinë e mbështetur nga SH.B.A në Tripoli, pas përpjekjeve të përbashkëta të Turqisë dhe Rusisë për një zgjidhje politike.
Mosarritja e tij për të nënshkruar marrëveshjen gjatë bisedimeve të ndërmjetësuara nga Turqia dhe Rusia rrezikon të dëmtojë seriozisht përpjekjet diplomatike dhe përpjekjet e paqes për të stabilizuar situatën në Libi, e cila është ngjitur në kaos që nga rrëzimi i Muammar Gaddafi në 2011.
”Përkundër kësaj, ne kuptuam se bisedimet në Moskë ishin pozitive pasi ato treguan fytyrën e vërtetë të puçistit Haftar para bashkësisë ndërkombëtare”, shtoi Erdogan.
Turqia do të bashkohet me Gjermaninë, Britaninë dhe Rusinë në një samit në Berlin të Dielën ku Kancelarja Angela Merkel është vendosur të presë diskutime në lidhje me Libinë.
Duke prekur gjithashtu praninë e trupave turke në Libi, Erdogan tha se Turqia nuk është pas aventurës në Libi apo Mesdhe.
“Ne nuk kemi dëshira perandorake dhe as jemi të verbëruar me lakmi për naftë ose para. Qëllimi ynë i vetëm është të mbrojmë të drejtat dhe të ardhmen tonë të vëllezërve tanë”, tha presidenti turk.










