Erdogan kërcënoi: Nuk ka kompromis me anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se Turqia nuk do të mbajë një qëndrim pozitiv ndaj kërkesës së Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në NATO, nëse nuk i përmbushin premtimet e tyre për të luftuar terrorizmin, transmeton InfoShqip.

Derisa të ndalojnë së mbështeturi organizatat terroriste për të vepruar kundër vendit tonë, ata nuk duhet të presin një qasje pozitive nga ne”, tha Erdogan për televizionin TRT, raporton Anatolia.

Suedia dhe Finlanda aplikuan për t’u bashkuar me NATO-n në qershor, por Turqia ka ngritur kundërshtime ndaj këtyre ofertave për atë që thotë se po tolerojnë dhe mbështesin grupet terroriste, raporton Tanjug./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu