Erdogan kujton marrjen e Kostandinopojës nga Mehmed Fatih: Kjo është Turqia që po u lëmë të rinjve (VIDEO)

Aktivistët turq të premten në mbrëmje, 29 maj 2020, ndanë në mediat sociale një video që tregon një pjesë këndimit të Sures Al-Fath – Fitorja, në Xhaminë Hagia Sophia, me rastin e përvjetorit të marrjes së Kostandinopojës.

Përkatësisht, të enjten, me rastin e këtij përvjetori, ishte dhe Erdogan ai që morri pjesë në kumtimin e sures kuranore në xhaminë Hagia Sophia.

Ai tha: “Ju e dini që nesër, e premte, përkon me kujtesën e marrjes së Stambollit nga Sulltan Mehmed Fatih, kështu që nesër Surja Al-Fath do të recitohet në Hagia Sophia dhe do të mbahet një program ceremonial me rastin e asaj ngjarje. Unë i bëj thirrje popullit turk që të marrë pjesë në të, duke i kërkuar Allahut të Gjithëfuqishëm që a përfshijë Sulltanin e madh Mehmed Fatih me mëshirën, mirësinë dhe faljen e tij.”

Të premten, Erdogan u shfaq në ballkonin e Pallatit Huber në Stamboll me nipin e tij dhe përshëndeti anijet me vela që kalonin përpara pallatit duke kaluar në Bosfor, e mbajtur banderola për të shënuar 567-vjetorin e marrjes së Kostandinopojës (Stambollin e sotëm).

Në fjalimin e tij, Erdogan tha ndër të tjera: “Në 600-vjetorin e marrjes së Stambollit, në 2053, ne do të lëmë rininë tonë, me dëshirë të Zotit, me një Turqi të denjë për madhështinë e të parëve tanë dhe Sulltan Mehmed Fatihut. Një nga qëllimet kryesore të shtetit turk është ndërtimi i brezave të rinj të cilët do të mësojnë dhe kujtojnë plotësisht historinë dhe civilizimin e tyre me besim dhe moral të plotë“.

Ai pastaj shtoi: “Shpresoj që Allahu i Plotfuqishëm do t’u japë këtyre njerëzve shumë fitore dhe suksese. Stambolli ka një vend të rëndësishëm në zemrën time, dhe pushtimi ose çlirimi i Stambollit hapi një periudhë të re në historinë e njerëzimit.

Zoti i Plotfuqishëm e mundësoi Sulltan Mehmed Fatihut të çlironte këtë qytet dhe kuptimet e sures Al-Feth u realizuan dhe u konfirmuar përmes kësaj ngjarje. Ky qytet është çliruar me dashuri, dhe ne po i hapim rrugën duke e dekoruar me projekte dhe ura të shkëlqyera.” /tesheshi

VIDEO:

data-full-width-responsive="true">

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu