Erdogan: Moska dhe Kievi do të shkëmbejnë 200 të burgosur

Rusia dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje për shkëmbimin e 200 të burgosurve, zbuloi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan të hënën në mbrëmje duke folur për rrjetin televiziv amerikan PBS.

“Së shpejti do të bëhet një shkëmbim i 200 të burgosurve pas marrëveshjes së palëve”, theksoi Erdogan dhe vlerësoi se ky është një përparim i rëndësishëm në konfliktin midis Rusisë dhe Ukrainës.

Presidenti turk, megjithatë, nuk dha asnjë detaj tjetër për marrëveshjen apo për të burgosurit që do të ketë të bëjë, nëse ata do të jenë ushtarakë apo civilë, gjatë intervistës që dha në turqisht.

Sipas Erdogan, i cili u takua me presidentin rus Vladimir Putin javën e kaluar në Samarkand të Uzbekistanit, shefi i Kremlinit “dëshiron t’i japë fund sa më shpejt të jetë e mundur” kësaj lufte.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu