Erdogan në këmbë në New York, reagimi kur takohet me shqiptarë

Presidenti turk, i cili ndodhet në SHBA ku do të marrë pjesë në Asamblenë e 77-të të OKB-së, ka shfrytëzuar kohën e lirë për të shëtitur në një nga parqet më të njohura në botë, në Central Park.

Erdogan shoqërohej nga ambasadori turk në Uashington Hasan Murat Mercan dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i Turqisë në Kombet e Bashkuara, ambasadori Feridun Sinirlioglu.

Erdogan e kaloi kohën në park duke folur me kalimtarë të shumtë, njëri prej të cilëve e falënderoi për ndërmjetësimin e krizës ukrainase.

Ndër shumë qytetarë që e takonin, ka patur mes tyre dhe shqiptarë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu