Erdogan, nga pragu i xhamisë: Ç’është Turqia, ç’do bisedoj me Biden

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se samiti i NATO-s në 14 qershor do të ishte një mundësi për të diskutuar marrëdhëniet midis Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara me Presidentin Joe Biden.

Në dalje nga xhamia “Burhaniye Sehriban Hatun”, e cila u hap duke falur lutjet e së premtes, Erdogan iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me ngjarjet aktuale.

Ai theksoi se do të fliste gjithashtu me Presidentin francez Emmanuel Macron gjatë samitit.

“Do të jetë një mundësi për të shqyrtuar anët pozitive dhe negative të marrëdhënieve Turqi-Francë,” tha presidenti turk.

Ai shtoi se do të diskutonte në samitin e NATO-s se çfarë ishte bërë dhe çfarë do të bëhej në periudhën e ardhshme.

Turqia është një vend i fuqishëm

“Për më tepër, unë do të kem mundësinë të diskutoj marrëdhëniet Turqi-Amerikë me Z. Joe Biden. Përveç kësaj, ne kemi takime bilaterale. Në ato takime, ne do të kemi bisedime me kryeministrin britanik Boris Johnson, Presidentin francez Macron dhe Kancelaren gjermane Angela Merkel”, tha Erdogan.

Ai gjithashtu tha se Turqia është një vend i fuqishëm që zë vendin e saj në mesin e pesë vendeve më të mira anëtare të NATO-s.

Pas samitit të NATO-s, ai do të vizitojë Azerbajxhanin për të nënshkruar një marrëveshje gjithëpërfshirëse në Shushi, kryeqyteti kulturor i vendit.

“Unë do të takohem me Presidentin Ilham Aliyev në Shushi ku do të nënshkruajmë një marrëveshje midis dy vendeve tona. “Kjo do të jetë një marrëveshje gjithëpërfshirëse midis Turqisë dhe Azerbajxhanit,” tha Erdogan. /tesheshi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu