Erdogan: Nuk ka nevojë të kërkohet një pjesëmarrës i tretë në luftë, ndërsa përpiqet të sjellë Rusinë dhe Ukrainën në tryezën e bisedimeve

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan shprehu sot nevojën për të respektuar deklaratën e Rusisë mbi raportet për një sulm raketor ndaj Polonisë dhe tha se vënia e gishtave nga Rusia do të përshkallëzonte më tej tensionet, transmeton InfoShqip.

Duke folur në një konferencë për shtyp në margjinat e samitit të G20 në Bali, Indonezi, Erdogan tha: “Duhet të respektoj deklaratën e Rusisë. Në këtë drejtim, është e rëndësishme për ne të themi se Rusia po thotë: “Kjo nuk ka të bëjë me ne“.

Ndërsa ne po përpiqemi të sjellim Rusinë dhe Ukrainën në të njëjtën tryezë, nuk ka nevojë të kërkojmë një pjesëmarrës të tretë në këtë luftë”, shtoi Erdogan.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha më herët se ai i merr seriozisht mohimet ruse për përfshirjen në rrëzimin e raketave në Poloni. Sipas tij, ndoshta bëhet fjalë për një gabim teknik.

U takova me kancelarin gjerman Olaf Scholz. Ekziston një përshtypje e përgjithshme se kjo raketë nuk është e prodhimit rus dhe kjo deklaratë i hap rrugën fakteve të caktuara, ndaj nuk duhet këmbëngulur se raketa është lëshuar nga Rusia. Ky do të ishte një provokim, beson Erdogan.

Ai shtoi se “paqja mund të vendoset vetëm përmes dialogut dhe ne duam të vendosim dialog”- tha ai./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu