Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se nëse ushtarët turq në Siri përsëri shënjestrohen, Turqia do të su, lmojë forcat e regjimit të Bashar al-Asadit pavarësisht marrëveshjes së vitit 2018 në Soçi me Rusinë, raporton Anadolu Agency (AA).
“Nëse u bëhet ndonjë dëm ushtarëve tanë në postet e vëzhgimit (në Idlib) ose kudoqoftë (në Siri), unë deklaroj se prej atje do të godasim forcat e regjimit kudo, pavarësisht nga marrëveshja e Soçit”, tha presidenti Erdoğan në një fjalim para grupit parlamentar të partisë së tij në Ankara.
Erdoğan tha se vendi i tij është i vendosur që deri në fund të shkurtit të largojë forcat e regjimit sirian nga postet e vëzhgimit të Turqisë në Idlib. Ai shtoi se për të larguar forcat e regjimit, Turqia “do ta bëjë pa hezimit atë që është e nevojshme përmes tokës dhe ajrit”.
Komentet e presidentit turk vijnë pasi pesë ushtarë turq u martirizuan dhe pesë të tjerë u plagosën në një su, lm nga forcat e regjimit sirian në Idlib, pas një su, lmi të ngjashëm të javës së kaluar i cili po ashtu la të martirizuar shtatë ushtarë dhe një kontraktues civil që punonte me ushtrinë turke.
Trupat turke ndodhen në Idlibin, formalisht një zonë armëpushimi nën një marrëveshje të arritur midis Turqisë dhe Rusisë, si pjesë e një misioni kundërter, orist dhe të paqes.
Turqia u kundërpërgjigj për dy su, lmet, duke goditur një sërë objektivash dhe duke vr, arë rreth 200 trupa të regjimit sirian.
Idlibi ka qenë një bastion i opozitës dhe grupeve të armatosura kundërqeveritare që nga shpërthimi i lu, ftës civile siriane në vitin 2011.
Në shtator të vitit 2018, Turqia dhe Rusia u pajtuan ta kthejnë Idlibin në një zonë deeskalimi në të cilën aktet e agresionit janë të ndaluara.
Por që nga ajo kohë, mbi 1.800 civilë janë vr, arë në su, lmet nga regjimi dhe forcat ruse, duke shkelur të dy marrëveshjet për armëpushim, atë të vitit 2018 dhe atë të 12 janarit të këtij viti.










