Erdogan për komentet e Biden: Të pabaza dhe në kundërshtim me faktet

Erdoani reagoi ndaj cilësimit të ngjarjeve të vitit 1915 si i ashtuquajtur “gjenocid” nga ana e presidentit amerikan Joe Biden në një deklaratë bërë më 24 prill.

Ne mendojmë se kjo (ky cilësim) ka ndodhur nga presioni i qarqeve radikale armene dhe grupeve anti-Turqisë”,– u shpreh udhëheqësi turk.

Në lidhje me ngjarjet e dhimbshme që kanë ndodhur më shumë se një shekull më parë (1915) [Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) Joe] Biden përdori “fjalë të pabaza, të padrejta, në kundërshtim me të vërtetat”, tha Presidenti Erdoan dhe shtoi:

Nëse SHBA dhe Evropa hyjnë në garë me ne për historinë, ata nuk do të jenë dot në gjendje të dalin më para njerëzve. Këtë nuk e themi ne, e thonë historianët evropianë. Nëse thoni gjenocid, atëherë duhet të shikoni në pasqyrë dhe të vlerësoni veten.

Shteti Osman nuk e dërgoi popullatën armene diku tjetër, ata ndryshuan vendndodhje brenda në tokat e tyre. Këtyre njerëzve iu dha një periudhë prej një jave dhe ata që kishin një justifikim u përjashtuan“, sqaroi Erdoan.

Numri i armenëve që iu nënshtruan dërgimit dhe strehimit është deklaruar më së shumti 600 mijë, madje edhe në raportet e ShBA-së, kështu që shifra reale është edhe më e vogël se kaq”,- shtoi ai.

Presidenti gjithashtu theksoi se kishte varre masive të turqve të masakruar nga armenët në shumë vende (në atë kohë), por asnjë varr masiv i armenëve nuk mund të gjendet gjikundi,- nënvizoi Erdoan.

Asgjë nuk ndodhi në emër të tragjedisë humanitare në 24 Prill. 24 prill 1915 është dita kur Shteti Osman mbylli organizatat që vepronin kundër tij dhe arrestoi 235 drejtues. Bandat armene nuk u përleshën me ushtrinë turke ose forcat e milicisë që mbronin qytetet e veta, ata masakruan njerëzit e pambrojtur. Kur të gjitha faktet janë të dukshme, ju nuk mund të ngriheni dhe t’i vendosni turkut, kombit turk etiketën ‘gjenocid’,- theksoi Presidenti Erdoan.

Në vijim të deklaratës së tij Presidentit Erdoan tha se studimi i ngjarjeve historike dhe zbulimi i të vërtetës duhet t’u lihet historianëve, jo politikanëve. Ende nuk kemi marrë një përgjigje për propozimin tonë lidhur me ngritjen e një komisioni të përbashkët historie mbi pretendimet armene, rikujtoi ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu