Erdogan për tërmetin në Izmir: Kemi mobilizuar të gjitha mundësitë tona

Presidenti Recep Tayyip Erdogan lidhur me tërmetin që goditi dje Izmirin tha se kanë mobilizuar të gjitha mundësitë që përpjekjet e shpëtimit të përfundojnë sa më shpejt të jetë e mundur.

Erdogan në fjalimin e tij në mbledhjen e Bordit Shkencor Shëndetësore të Këshillit Turk u uroi të shkuara dhe shërim të shpejtë atyre që u ndikuan nga tërmeti me madhësi 6.6 ballë që goditi Seferihisarin në Izmir dhe qytetet përreth.

Ai kërkoi mëshirën e Allahut për viktimat e tërmetit nën ndërtesat e shkatërruara ndërsa të plagosurve u uroi shërim të shpejtë. “Shteti ynë, me të gjithë ministrat tanë dhe të gjitha institucionet e tyre, që prej momentit të parë, janë mobilizuar për të shpëtuar qytetarët tanë të cilët kanë mbetur nën rrënoja si dhe për të ndihmuar të gjithë të prekurit nga tërmeti. Departamenti për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Situatave Emergjente (AFAD), Drejtoria e Policisë, njësitë tona shëndetësore dhe personeli përkatës publik po bëjnë ç’të jetë e mundur. Minitrat tanë kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes për të koordinuar personalisht punimet. Ne kemi mobilizuar të gjitha mundësitë që përpjekjet e shpëtimit të përfundojnë sa më shpejt të jetë e mundur “, tha kreu i qeverisë turke.

Presidenti Erdogan, në fjalën e tij u shpreh edhe në lidhje me luftën e Turqisë kundër epidemisë së Covid-19.

Punimet për vaksinën që aktualisht janë në fazën e përdorimit, janë shpresa jonë më e madhe në këtë drejtim. Ndërkohë që Turqia nga njëra po ndjek punimet e vaksinës së vende si Kina, Rusia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës etj, nga ana tjetër, po punon në mënyrë intensive për të zhvilluar vetë vaksinën e saj. Shpresojmë që muajt e ardhshëm, në pranverë të kemi ardhur në fazën e bërjes së vaksinës tonë tek qytetarët tanë. Deri në fund të vitit, ne planifikojmë të ofrojmë një ose më shumë vaksina të botës, që shkencëtarët tanë i konsiderojnë të përshtatshme, për përdorimin e qytetarëve tanë”, u shpreh Erdogan. Presidenti Erdogan theksoi gjithashtu, se janë të vendosur ta fusin Turqinë ndër vendet e para në botë të zhvilluara në fushën shkencë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu