Erdogan prezanton fuqinë e re ajrore të Turqisë

Turqia ka futur në inventarin e Forcave të saj të Armatosura aeroplanin luftarak pa pilot Bayraktar Kızılelma, duke shënuar një tjetër zhvillim në industrinë e saj të mbrojtjes.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, e ka cilësuar këtë moment si historik, duke deklaruar se një ëndërr e madhe është bërë realitet pas viteve të tëra pune dhe përpjekjesh.

“Sot është një ditë historike, kur një ëndërr e madhe është bërë realitet”, ka shkruar Erdogan në rrjetet sociale, duke ndarë edhe një fotografi ku shihet pranë aeroplanit Bayraktar Kızılelma.

Sipas kompanisë turke Baykar, e njohur ndërkombëtarisht për prodhimin e dronëve Bayraktar TB2, 3 aeroplanët e parë luftarakë pa pilot Kızılelma u janë dorëzuar forcave turke të sigurisë pas përfundimit me sukses të testeve të pranimit.

Bayraktar TB2 është një nga produktet më të njohura të kompanisë Baykar dhe është blerë edhe nga Kosova për nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ndryshe nga Bayraktar TB2, i cili përdor helikë dhe është projektuar kryesisht për vëzhgim dhe goditje të objektivave tokësore, Kızılelma është aeroplan luftarak pa pilot me motor reaktiv, i projektuar për operacione ajrore më komplekse.

Sipas kompanisë prodhuese, Kızılelma është zhvilluar me burimet dhe teknologjinë e Baykar, ndërsa përfshirja e tij në inventarin ushtarak përfaqëson një fazë të re në zhvillimin e sistemeve ajrore pa pilot tëErdogan ka shprehur besimin se aeroplani i ri do të kontribuojë në forcimin e kapaciteteve të ushtrisë turke.

“Unë besoj se ushtria jonë e lavdishme do të shkojë nga fitorja në fitore me Bayraktar Kızılelma dhe uroj që ky zhvillim krenar të jetë i mbarë dhe i suksesshëm”, ka deklaruar presidenti turk.

Zhvillimi i projektit Kızılelma nisi në vitin 2021, ndërsa fluturimi i parë u realizua më 14 dhjetor 2022.

Gjatë vitit 2023, aeroplani realizoi fluturime të përbashkëta me dronin AKINCI dhe avionë luftarakë të pilotuar, duke demonstruar aftësitë e tij gjatë aktiviteteve të panairit teknologjik TEKNOFEST në Stamboll.

Përfshirja e Kızılelma në inventarin ushtarak vjen në një kohë kur Turqia po zgjeron prodhimin e teknologjisë vendore të mbrojtjes, ndërsa kompania Baykar vazhdon zhvillimin e gjeneratave të reja të aeroplanëve pa pilot.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu