Erdogan pritet të vizitojë Rusinë në gusht

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të zhvillojë një vizitë një-ditore në resortin rus të Soçit më 5 gusht, sipas një njoftimi të zyrës së tij, shkruan The Guardian.

Deri më tani nuk ka detaje të mëtejshme, por pritet që ai të takohet me homologun e tij rus Vladimir Putin. Ky është takimi i dytë ballë për ballë mes të dy lidërve që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë, pas takimit që u zhvillua në Teheran më 19 korrik të kaluar.

Më 23 korrik, të dy vendet nënshkruan një marrëveshje për të lejuar kalimin e drithit të bllokuar në portet e Ukrainës dhe drithërave dhe plehrave të prodhuara nga Rusia përtej Detit të Zi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu