Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, pohoi sot i bindur se problemet me Greqinë mund të zgjidhen paqësisht, duke nënvizuar disa çështje të mosmarrëveshjeve, si ekstradimi i puçistëve të dyshuar nga Athina.
‘Ne besojmë se të gjitha problemet me Greqinë mund të zgjidhen në mënyrë paqësore’’, deklaroi kreu i shtetit turk në një konferencë shtypi me kryeministrin grek, Aleksis Tsipras.
Erdogan ka shtuar se shpreson në më shumë bashkëpunim për ekstradimin e ushtarëve turq të strehuar në Greqi, të cilët akuzohen nga Ankaraja për pjesëmarrje në grushtin e dështuar të shtetit në korrik të 2016.










