Erdoğan: Qëllimi përfundimtar i Planit të Veprimit për të Drejtat e Njeriut është një Kushtetutë e re civile

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan tha se qëllimi përfundimtar i Planit të Veprimit për të Drejtat e Njeriut është një kushtetutë e re civile. Erdoğan, në Qendrën kulturore dhe të kongreseve Beştepe në kryeqytetin Ankara ka shpalosur Planin e Veprimit për të Drejtat e Njeriut.

Duke folur rreth planit të veprimit, Erdoğan tha se ai është përgatitur për t’u zbatuar brenda një periudhe 2-vjeçare.

Plani i veprimit për të drejtat e njeriut është shembull se vullneti ynë për ndryshim dhe reformë vazhdon dhe do të vazhdojë”, tha presidenti turk.

Erdoğan theksoi se janë duke zhvilluar masa për lehtësimin e aktiviteteve profesionale të gazetarëve për ngritjen e standardeve lidhur me lirinë e shprehjes dhe të shtypit.

Punonjësve në sektorin publik, privat dhe studentëve do t’u lejohet të pushojnë në festat fetare që i festojnë, pavarësisht besimit të tyre“, tha ai.

Turqia do të mundësojë qasje të hapur tek vendimet për Avokatin e Popullit, grupeve të të drejtave të njeriut dhe institucioneve të barazisë, duke mbrojtur gjithashtu privatësinë e të dhënave“, potencoi Erdoğan.

Plani i ri veprimit për të drejtat e njeriut përfshin edhe të drejtat juridiksionale. Erdoğan tha se sipas planit të ri të veprimit, policia turke mund të marrë deklarata në çdo kohë, 24 orë në ditë, 7 ditë në javë.

Turqia u jep fund afateve kohore për hetime disiplinore të akuzave për torturë“, u shpreh presidenti.

Ndërsa në lidhje me të drejtat e grave dhe mbrojtjes së tyre kundër dhunës, Erdoğan tha se “Po i përhapim në mbarë vendin zyrat speciale të hetimit që u themeluan me qëllim për të hetuar në mënyrë efektive krimet e dhunës ndaj grave”.

“Qëllimi është një kushtetutë e re dhe civile”

Erdoğan, në lidhje me Strategjinë e Kombeve të Bashkuara (OKB) për Rininë për vitin 2030 deklaroi: “Jemi duke përshpejtuar punimet për themelimin e Qendrës së Rinisë së OKB-së në Stamboll. Dëshirojmë të kontribuojmë në zbatimin efektiv të Strategjisë së Rinisë së OKB-së për vitin 2030“.

I rrisim në nivel më të lartë punimet rreth mbrojtjes së fëmijëve nga rreziqet dixhitale, ngacmimet kibernetike dhe varësisë nga interneti”, shtoi ai duke folur në lidhje me mbrojtjen e fëmijëve nga rreziqet në mjedisin e internetit.

Në kurrikulën e arsimit të mesëm, presidenti turk tha se do të përfshijnë ‘aktivitetet vullnetare’, sipas tij me synim të rritjes së pjesëmarrjes së të rinjve në jetën shoqërore dhe demokratike, ndërsa këtë do ta zgjerojnë edhe në universitete.

Po rishikojmë rregulloret dhe praktikat në përputhje për të siguruar në mënyrë më të gjerë të të drejtës për lirinë e shprehjes dhe për marshim protestues dhe tubim”, tha Erdoğan. Duke folur për qëllimin përfundimtar të Planit të Veprimit për të Drejtat e Njeriut, Erdoğan tha se kjo është një kushtetutë e re dhe civile.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu