Erdogan: Rusia “nuk ka asnjë lidhje” me shpërthimet në Poloni

Presidenti turk Tajip Erdogan tha të mërkurën se beson se Moska nuk ka “asgjë të bëjë” me raketat që ranë mbrëmë mbi territorin e Polonisë, duke lënë të vdekur dy persona, raporton Reuters.

“Rusia që thotë se kjo nuk ka të bëjë fare me ta dhe kemi presidentin Biden duke thënë se këto raketa nuk janë të prodhuara nga Rusia, tregojnë se kjo nuk ka të bëjë fare me Rusinë,” tha Erdogan në një konferencë shtypi gjatë samitit të G20 në Bali të Indonezisë.

Erdogan tha se situata duhet të hetohet dhe se ai do të flasë me presidentin rus Vladimir Putin kur të kthehet në Turqi, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

Edhe presidenti amerikan Joe Biden, tha se ka gjasa që raketa përgjegjëse për vrasjen e dy personave në Poloni të mos jetë lëshuar nga Rusia,.

Ai thotë se ka “informacion paraprak që konteston” nëse incidenti në Poloni ishte për shkak të një rakete të lëshuar nga Rusia.

Duke folur me gazetarët pasi mbajti një takim urgjent me liderët e G7 dhe NATO-s në margjinat e samitit të G20 në Bali, Indonezi, presidenti i SHBA Joe Biden tha se do të përcaktohen për hapat e ardhshëm pasi të mbarojë hetimi. /Reporteri.net


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu