Erdogan shpërthen në akuza të rënda ndaj SHBA-së dhe Britanisë: Po e kthejnë Detin e Kuq në një det të mbushur me gjak

Sulmet e Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë kundër Houthis në Jemen nuk kanë qenë proporcionale, tha presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Presidenti turk pretendoi se të dy vendet po përpiqen ta kthejnë Detin e Kuq në një “det gjaku”.

Ai shprehu gjithashtu mendimin se Izraeli do të dënohet në Gjykatën Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara në Hagë, ku Afrika e Jugut ka apeluar kundër tij, duke e akuzuar atë për “akte që përbëjnë gjenocid” kundër palestinezëve në Gaza.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu