Erdogan: Si i shoh bisedimet e pritshme me Athinën

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha të martën se ai pret që rinisja e bisedimeve midis Turqisë dhe Greqisë mbi mosmarrëveshjet detare të paralajmërojë një epokë të re në marrëdhëniet midis dy vendeve dhe i kërkoi Athinës të mos shkaktojë tensione në rajon.

Anëtarët e NATO-s kanë rënë dakord të rinisin diskutimet në 25 janar mbi çështjet e diskutueshme në lidhje me të drejtat e Mesdheut, të cilat gati çuan në konflikt vitin e kaluar, njoftoi Reuters.

Turqia zemëroi Greqinë dhe Bashkimin Evropian kur dërgoi një anije provë sizmike në zonën e diskutueshme të Mesdheut.

Ndërprerja e negociatave pas 60 raundeve

Anija u kthye, megjithatë, të dy anëtarët e NATO-s ende nuk u pajtuan për çështjen e shelfit kontinental dhe të drejtën për burime.

Bisedimet e reja do të mbahen në Stamboll më vonë këtë muaj.

“Ne duhet të parandalojmë që Mesdheu të bëhet zonë e tensioneve dhe ta kthejmë atë në një zonë që do t’i shërbejë interesave tona afatgjata,” u tha Erdogan ambasadorëve të BE në Ankara.

“Ne i bëjmë thirrje Greqisë të përmbahet nga veprimet që do të shkaktojnë tensione. Besoj se negociatat e reja që fillojnë më 25 janar do të shënojnë një epokë të re”.

Ankaraja dhe Athina zhvilluan 60 raunde bisedimesh midis 2002 dhe 2016, por rinisja e tyre u braktis për shkak të aktivizimt të anijes kërkimore turke në Mesdhe, si dhe mosmarrëveshjeve mbi temat e diskutimit.

Bashkimi Evropian kërcënoi Ankaranë me sanksione të mundshme vitin e kaluar për shkak të mosmarrëveshjes, por të gjitha masat janë shtyrë deri në mars.

Një delegacion i lartë i BE, drejt Turqisë

Turqia ka shprehur një dëshirë për marrëdhënie më të mira me BE në javët e fundit.

Ndër të tjera, Erdogan njoftoi se ai do të presë Presidentin e Këshillit të BE Charles Michel, si dhe Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në Turqi në fund të janarit, duke shtuar se ai sugjeroi t’u tregonte atyre njësitë e strehimit të ndërtuara në rajonin Idlib të Sirisë veriperëndimore.

Ai tha se BE kishte ofruar të ndërtonte një pjesë të shtëpive gjatë konfliktit midis Turqisë dhe Rusisë në territorin sirian vitin e kaluar, por se premtimi nuk ishte mbajtur.

Kujtojmë se në përafrimet mes Ankarasë dhe Athinës për t’u ulur në bisedime, ka luajtur një rol negocitori dhe kryeministri Rama. Madje u përfol dhe për një takim Turqi-Greqi në Tiranë.

Rama njihet si mik i ngushtë, deri dhe familjar i presidentit Erdogan, dhe ka luajtur mesazhpërcjellësin e liderit turk për Athinën zyrtare.

data-full-width-responsive="true">

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu