Erdogan takon përmes video-telefonatës astronautin e parë turk

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, është takuar përmes video-konferencës me astronautin e parë turk Alper Gezeravc? gjatë një takimi të kabinetit, raporton Anadolu.

Sipas të përditshmes turke Anadolu Agjensi Gezeravc? do të dërgohet në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS) në kuadër të “misionit të parë hapësinor me njerëz”, i cili është pjesa e parë e Programit Kombëtar të Hapësirës të Tuqisë.

Duke folur në takim, Erdogan tha se Gezeravc? do të nisë një mision historik të mërkurën vonë.

Erdogan theksoi rëndësinë e këtij misioni, si një përpjekje shkencore dhe si burim frymëzimi për fëmijët dhe të rinjtë.

Erdogan shprehu shpresën se “ky mision do të ishte një fillim i ri”.

“Ne do të vazhdojmë këtë mision. Ne do të synojmë gjithmonë më lart. Ne ju jemi mirënjohës për hapjen e perdes që kufizon ëndrrat tona për brezat e ardhshëm”, tha presidenti turk.

Gezeravc?, nga ana e tij, tha se aktualisht ndodhet në karantinë në Orlando të Floridës, ku do të kryejë aktivitetet e “misionit të parë hapësinor me njerëz”.

“Ne e konsiderojmë astronautin tonë të parë turk, të cilin do të dërgojmë në hapësirë nesër mbrëma në orën 01:11 të mëngjesit (2211 GMT), si një simbol të ri të një Turqie në zhvillim, fuqizim dhe këmbëngulje”, tha Ministria Turke e Industrisë dhe Teknologjisë në një deklaratë të lëshuar pas mbledhjes së kabinetit qeveritar.

Sipas deklaratës, presidenti Erdogan i ka uruar suksese astronautit Gezeravc? në studimet e tij shkencore në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu