Erdogan: Tani Putini do të sillet ashtu siç ju silleni me atë

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan foli për marrëdhëniet me liderin rus Vladimir Putin. “Takimi me Putinin ishte ndryshe. Tani ne luajmë një rol shumë të rëndësishëm në marrëdhëniet midis Putinit dhe Zelenskit. Ne nuk e shohim askënd si armik, transmeton InfoShqip.

Ne i vëzhgojmë me sy miqësorë dhe kështu qëndrimi ynë ndikon në një qasje vërtet të sinqertë nga të dyja palët.

Për më tepër, siç e dini për zotin Putin, qasja e Perëndimit për momentin nuk është e përshtatshme, nuk është një qasje karakteristike e politikanëve. Qëndrimi që keni ndaj tij është ai që do të merrni në këmbim.”- tha ai./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu