Erdogan ‘tërbon’ deputetët gjermanë: Nuk i lejon të hyjnë në bazën e NATO-s

Ankaraja zyrtare ka tërhequr lejen e dhënë ligjvënësve gjermanë për të kontrolluar trupat e vendosura në një bazë ushtarake të NATO-s në Konia, në jugperëndim të Turqisë.

Vendimi i minutës së fundit nxiti zemërim në Berlin, aq sa shumë nga deputetët sugjeruan që të tërhiqnin nga baza turke të gjithë kontingjentin ushtarak.

“Ankaraja kërkoi shtyrjen e vizitës së parashikuar të hënën në bazën e NATO-s që ndodhet në Konia (qendër të Turqisë), ku rreth 30 ushtarë gjermane ndodhen aty, duke e gjykuar të pamundur për shkak të marrëdhënieve të përkeqësuara aktualisht me Berlinin”, njoftoi në një komunikatë ministri gjerman i Punëve të Jashtme.

“Në fakt, është njësoj sikur të na hiqnin të drejtën e vizitës”, theksoi Ëolfgang Hellmich, presidenti socialdemokrat i komisionit të Punëve të Jashtme në Bundestag, dhoma e ulët e Parlamentit gjerman.

Ky vendim shton tensioneve mes Ankarasë dhe Berlinit, që janë rritur që prej grushtit të shtetit të dështuar kundër presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan më 15 korrik 2016


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu