Erdogan: Thonë se SHBA-të janë djepi i demokracisë. Djepi i demokracisë kërkon të blejë vullnetin në botë me dollarë

Reagime të ashpra pati nga presidenti turk Erdoğan për kërcënimet e SHBA-ve ndaj vendeve që votuan kundër vendimit të Trump për Jerusalemin, shkruan InfoShqip.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, reagoi ashpër ndaj “kërcënimeve” të Trumpit, duke thënë se një gjë e tillë nuk përfaqëson demokracinë.

“Thonë se SHBA-të janë djepi i demokracisë. Djepi i demokracisë kërkon të blejë vullnetin në botë me dollarë. Zotëri Trump, ju nuk mund ta blini me dollarë vullnetin demokratik të Turqisë. Uroj që Amerika të mos marrë rezultatin që pret dhe pres që bota t’i japë një leksion shumë të mirë Amerikës”, kishte deklaruar presidenti turk./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu