Erdogan tregon se çfarë ndodhi me letrën e Trump në të cilën i tha ‘mos u bëj budalla’

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, gjatë takimit të djeshëm me presidentin amerikan Donald Trump, nuk e la pa e përmendur ‘’letrën e famshme’’ që i erdhi atij nga homologu amerikan, transmeton Gazeta Metro.

Gjatë një konference të përbashkët shtypi, në Shtëpinë e Bardhë së bashku me Trump, Erdogan u tha gazetarëve se ai ia kishte kthyer letrën Trumpit, duke hedhur poshtë raportet se ai e kishe hedhur letrën në mbeturina, menjëherë pasi e mori.

Letra e Trump, drejtuar presidentit turk u bë një formë ‘’tallje’’ në rrjetet sociale, pasi ajo u bë publike muajin e kaluar, dhe burimet brenda qeverisë së Erdogan kishin thënë se letra ishte gjuajtur.
‘’Presidenti Erdogan e pranoi letrën, e hodhi poshtë plotësisht dhe e vendosi në koshin e plehrave’’, kishte thënë burimi.

Në këtë letër, Trump e kishte nxitur Erdoganin kundër një aksioni ushtarak që synonte kurdër, aleatë të SHBA, duke e paralajmëruar se ai do ta ‘’shkatërronte ekonominë e Turqisë’’, nëse Erdogan do vazhdonte me planet e tij.

‘’Le të punojmë për një marrëveshje të duhur! Ju nuk dëshironi të jeni përgjegjës për masakrimin e mijëra njerëzve, dhe unë nuk dua të jem përgjegjës për shkatërrimin e ekonomisë turke, dhe do e bëja.’’

Por ajo që Trump shkroi brenda kësaj letre, nxiti reagime të mëdha. Ndër të tjera aty thuhej: ‘’Historia do të mbaj mend nëse vepron në mënyrë të duhur, dhe humane. Ndërsa do të shoh si një ‘’djall’’ nëse nuk ndodhin gjëra të mira. Mos u bëj një djalë i vështirë. Mos u bë budalla. Të thërras më vonë.’’

Kjo çështje dhe sulmet e Turqisë në Siri, bënë që shumë shtete të dalin kundër vendimit të Turqisë, dhe veprimeve të saj. Por as Amerika nuk shpëtoi nga kritikat, ajo u kritikua për vendimin e saj për tërheqjen e forcave amerikane nga rajoni, veprim ky që shumica e panë si hapjen e rrugës për një pushtim turk.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu