Erdogan: Turqia e gatshme të ndërmjetësojë për paqe në Ukrainë

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan gjatë një telefonate me presidenti rus Vladimir Putin këtë të hënë, është shprehur se është gati për të ndërmjetësuar një “paqe të përhershme” midis Ukrainës dhe Moskës.

Gjatë telefonatës, presidenti Erdogan përsëriti se Turqia është e gatshme të marrë përsipër detyrën e lehtësimit dhe ndërmjetësimit për vendosjen e një paqeje të qëndrueshme midis Rusisë dhe Ukrainës”, thuhet në një deklaratë të zyrës së tij.

Kujtojmë se edhe më herët presidenti turk ka bërë oferta të ngjashme si dhe ka lehtësuar takimet midis zyrtarëve ukrainas dhe rusë, por jo bisedime paqeje deri më sot.

Ndërkohë media shtetërore ruse tha se telefonata me Erdogan u përqendrua në shkëmbimin e të burgosurve, por gjithashtu preku atë që raportet e përshkruan si refuzimin e Perëndimit të armëpushimit të propozuar nga Moska për Krishtlindje.

Zyra e Erdogan tha se ata diskutuan gjithashtu korridorin e grurit për të lejuar Ukrainën dhe Rusinë të transportojnë furnizime jetike të grurit dhe të korrave të tjera përmes Bosforit në tregjet ndërkombëtare.

Putin dhe Erdogan konfirmuan bashkëpunimin e tyre dhe deklaruan se prioritetet e tyre ende përfshijnë furnizimet me gaz rus dhe krijimin e një qendre rajonale të gazit në Turqi.

Kievi ka hedhur poshtë idenë e ndalimit të luftimeve ndërsa trupat ruse ende pushtojnë territorin, por presidenti Volodymyr Zelenskyy ka thënë se ai është i hapur për “bisedime të vërteta paqeje” me Rusinë që përfshinin tërheqjen e forcave nga Moska, kompensimin e Ukrainës për dëmet dhe bashkëpunimin në hetimet e krimeve të luftës.

Putin urdhëroi një armëpushim 36-orësh përpara Krishtlindjeve Ortodokse më 7 janar, por masa u kundërshtua nga Kievi, i cili tha se nuk mund të kishte armëpushim derisa Rusia të tërheqë trupat e saj nga tokat e pushtuara.

Aleatët e Ukrainës shprehën gjithashtu shqetësimin, me zëdhënësin e Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Ned Price, duke thënë: “Shqetësimi ynë është se rusët do të kërkonin të përdorin çdo pauzë të përkohshme në luftime për të pushuar, për t’u riorganizuar, për t’u rigrupuar dhe në fund për të risulmuar”.

Dyshja diskutuan gjithashtu normalizimin e marrëdhënieve diplomatike të Turqisë me Sirinë, një aleat kyç rus, mbi një dekadë pasi Ankaraja ndërpreu lidhjet dhe mbështeti grupet e armatosura që përpiqeshin të përmbysnin regjimin në Damask.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu