Erdoğan: Turqia nuk do ta lë të vetme Libinë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, pas takimit me kancelaren gjermane, Angela Merkel, ka deklaruar se vendi i tij nuk do ta lë të vetëm kryeministrin e qeverisë legjitime të Libisë, Fayez al-Sarraj dhe se Turqia është e vendosur të ofrojë sa më shumë mbështetje ndaj tij, raporton Anadolu Agency (AA).

“Në lu, ftën kundër tero, rit (në Libi), jemi duke mbështetur Sarraj-in dhe ushtrinë e tij, jo personin që nuk ka legjitimitet”, tha Erdoğan.

Duke folur në një konferencë të përbashkët për media në Stamboll me kancelaren gjermane, presidenti turk tha se janë të vendosur të mos i lënë “vëllezërit libianë të vetëm gjatë këtyre ditëve të vështira”.

“Mbështetja ndaj Qeverisë së Pajtimit Kombëtar (GNA) në Libi nuk është një mundësi, por një detyrim në përputhje me Rezolutën 2259 të OKB-së. Turqia dhe Gjermania i japin përparësi zgjidhjes së problemeve përmes dialogut, duke u kërkuar palëve sens dhe mendje të shëndoshë”, deklaroi Erdoğan.

Kancelarja Merkel, nga ana e saj, tha se armëpushimi i brishtë në Libi duhet të shndërrohet në një armëpushim të përhershëm.

“Marrëveshjet e dakorduara në Samitin e Berlinit mbi Libinë do të miratohen nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së”, theksoi Merkel.

Më 22 janar, palët në Libi njoftuan një armëpushim në përgjigje të thirrjes së përbashkët të presidentit turk dhe atij rus. Por bisedimet për një armëpushim të përhershëm përfunduan pa një marrëveshje, pasi komandanti renegat libian, Khalifa Haftar, u largua nga Moska pa nënshkruar marrëveshjen.

Të dielën, Haftar në Berlin pranoi kushtet për të caktuar anëtarët e një komisioni ushtarak të propozuar nga OKB-ja, me pesë anëtarë nga secila palë, për të monitoruar zbatimin e armëpushimit.

Që nga rrëzimi i sundimtarit Muammar Gaddafi në vitin 2011, në Libi u shfaqën dy qeveri rivale, njëra në Libinë lindore e mbështetur kryesisht nga Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa tjetra në Tripoli, e cila gëzon njohjen e OKB-së dhe atë ndërkombëtare.

Ofensiva ushtarake e Haftarit kundër GNA-së që nga prilli i vitit të kaluar ka marrë jetën e mbi një mijë personave.

Sirianët ikin nga Idlibi drejt Turqisë

Presidenti turk foli edhe për çështjen e Sirisë, duke theksuar se është “përgjegjësi humanitare” e BE-së dhe vendeve evropiane të ofrojnë më shumë ndihmë dhe të menjëhershme për sirianët.

“Turqia dhe Gjermania kanë marrë përsipër pjesën më të madhe të barrës së Evropës për sa i përket emigracionit”, tha Erdoğan.

Ndërkaq, Merkel tha se vendi i saj është i gatshëm të sigurojë ndihmë financiare për të përmirësuar situatën humanitare të sirianëve që ikin nga provinca e goditur nga konflikti, Idlibi.

Ajo po ashtu tha se Gjermania mund të mbështesë ndërtimin e strehimoreve për civilët që ikin nga Idlibi drejt Turqisë.

Në shtator të vitit 2018, Turqia dhe Rusia u pajtuan për ta kthyer Idlibin në një zonë de-eskaluese ku aktet e agresionit janë të ndaluara.

Që atëherë, mbi 1.300 civilë janë vr, arë atje nga sulmet e regjimit sirian të Bashar al-Assadit dhe forcave ruse, pasi armëpushimi vazhdoi të shkelet.

Mbi 1 milion sirianë janë zhvendosur afër kufirit turk për shkak të sulmeve të mëdha gjatë vitit të kaluar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu