Erdogan: Turqia nuk e njeh rezolutën për armenët

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha sot se parlamenti i vendit do t’i përgjigjet një rezolute për gjenocidin armen të miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA, si dhe një propozim për vendosjen e sanksioneve ndaj Ankarasë zyrtare.

“Turqia nuk e njeh rezolutën, e cila nuk ka asnjë vlerë për Ankaranë,” tha Erdogan.

Dhoma e Përfaqësuesve të Kongresit amerikan miratoi një rezolutë duke pranuar zyrtarisht se masakra e armenëve një shekull më parë nga Perandoria Osmane ishte një gjenocid, të cilin Turqia e dënoi me forcë.

Është miratuar gjithashtu një rezolutë që i bën thirrje presidentit Donald Trump të vendosë sanksione dhe kufizime të tjera për Turqinë dhe zyrtarët, turq për shkak të ofensivës në veri të Sirisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu