Erdoğan zhvillon bisedë telefonike me homologun rus Putin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi bisedë telefonike me homologun rus Vladimir Putin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një njoftimi nga Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës së Turqisë, në bisedën telefonike, Erdoğan dhe Putin kanë biseduar për hapat drejt zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe, veçanërisht ato në fushën e ekonomisë, si dhe për bashkëpunimin kundër pandemisë COVID-19.

Dy liderët kanë diskutuar po ashtu zhvillimet në Libi dhe Siri dhe çështjet rajonale. Erdoğan dhe Putin kanë ngelur dakord për të vazhduar koordinimin për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu