Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan u bë cak i kritikave të ashpra pasi gjatë një fjalimi para simpatizuesve partiak, një vajze me uniformë duke qarë i ka thënë se do ishte nder të vdes në luftë.
Siç njoftoi Bi-Bi-Si, Erdoganit gjatë fjalimit para anëtarëve të AKP-së qeveritare, nga publiku iu soll një vajzë me uniformë.
“Shihni kush është këtu ! Vajzë, çfarë bën ti këtu? Këtu kemi beretat tona të kuqe, por beretat e kuqe asnjëherë nuk qajnë”, i ka thënë presidenti turk vajzës që ka qarë.
Erdogani pastaj ka parë se vajza në xhepin e uniformës ka flamur turk.
“Nëse e humb jetën në luftë, do të vendosim flamur për ty, dhashtë Zoti. Gjithçka është përgatitur apo jo?”, ka pyetur Erdogan, për të cilën vajza është përgjigjur pozitivisht.
Ai pastaj e ka puthur në faqe dhe e ka lëshuar të zbret nga bina.
Opinioni në rrjetet sociale e dënoi sjelljen e tillë të Erdoganit, dhe derisa e akuzuan për keqpërdorim të fëmijëve, një përdorues në Tuiter ka shkruar: Kjo është turp. Kjo vërtet është e tmerrshme. Ajo është vetëm fëmijë! nuk mund t’i dëshironi vdekje dhe ende të thotë “dhashtë Zoti”.










