Erdogani e pret Ramën për darkë në Presidencë

Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme është pritur në një darkë pune nga Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan. Në takim është biseduar për marrëdhëniet dypalëshe dhe rritjen e bashkëpunimit.

Kreu i ekzekutivit shqiptar u shpreh pasditen e sotme se vizita dyditore në Turqi po zhvillohet për ecurinë e projekteve të bashkëpunimit dypalësh mes ministrive dhe kontaktet e organizuara me investitorë në teknologji digjitale, turizëm, farmaceutikë, energji, transport.

Gjatë vizitës Edi Rama shoqërohet nga disa ministra ta kabinetit qeveritar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu