Erdoganin apo të mirën e Shqipërisë? Përgjigjja e Ramës për gazetarin italian është shokuese

Gjatë një interviste të fundit për gazetën, “L’Esspreso”, gazetari italian i bëri dy pyetje “provokative” kryeminstrit Rama, për marrëdhëniet e ngushta që ka vendosur me Erdogan dhe synimin e Turqisë për islamizimin e Shqipërisë. Por përgjigjet e Ramës duket se kanë habitur intervistuesin, pasi kryeministri ynë në vend që të sqaronte pikërisht shqetësimin, se ka apo nuk ka një projekt të Turqisë për islamizimin e vendit tonë nëpërmjet investimit të xhamive të shumta, bën mbrojtësin e mikut të tij, për problemet që ka me Bashkimin Europian. Rama shkon deri aty, sa që fajëson BE-në për mos anëtarësimin e Turqisë në klub. Sipas tij Turqia i ka kryer reformat bashkë me detyrat e shtëpisë, por BE po e poshtëron.

“Erdogan, i cili tani ka Turqinë në dorë, ka investuar në islamizimin e Shqipërisë, shumë para për të ndërtuar xhaminë e re në qendër të Tiranës”, është pyetja e parë e gazetarit për këtë çështje.

“Ne ishim vendi i vetëm që nazistët nuk dorëzuan as një hebre, ata u adoptuan dhe u mbrojtën nga familjet myslimane… Sa për Turqinë dhe Erdogan, çështja është më komplekse: ai ka kryer reformat bashkë me detyrat e shtëpisë. Ai pret që Evropa të hapë dyert. Grushti i shtetit ishte një shuplakë për të. Kjo ka rrëzuar paradigmën, nga Turqia si pararojë e Evropës në botën myslimane, edhe pse besoj se ishte ëndrra e tij, për të ndërtuar një urë lidhëse mes botës myslimane në kufijtë e Evropës. Poshtërimi është shumë i keq, në këtë pjesë të botës!”, është përgjigjja e kryeministrit të Shqipërisë për gazetën e madhe italiane.

Sipas këtyre mendimeve që artikulon Edi Rama, Turqia e Erdogan nuk ka asnjë problem me demokracinë e brendshme. Kryeministri i Shqipërisë “harron”, se problemi i madh që ka BE dhe jo vetëm, me qeverisjen e mikut të tij Erdogan është mungesa e demokracisë së brendshme dhe autokracia e theksuar; shkelja flagrante e të drejtave të njeriu; burgosjet politike të kundërshtarëve dhe gazetarëve që nuk mendojnë si ai etj.

Faktikisht Edi Rama i di të gjitha këto, por mënyra se si qeveris Erdogan në vendin e tij, i konvergon shumë me çfarë po tenton të instalojë, edhe ai në Shqipëri. Nuk ka arritur ende deri te burgosja e gazetarëve, por me retorikën që përdor ndaj mediave që nuk i kontrollon dot është shumë afër tij.

Përgjigja e mësipërme e Ramës, duket se jo vetëm e ka habitur intervistuesin, por edhe e ka detyruar që të bëjë një pyetje të dytë, këtë herë krejtësisht retorike: Po preferoni akoma Turqinë, apo po mendoni për të mirën e Shqipërisë? Në qershor të vitit 2014, vendi juaj u njoh si kandidat për në BE, por pas tre vjetësh negociatat e anëtarësimit nuk kanë filluar ende …

Dhe përgjigjja që merr gazetari (që nuk merr në fakt) është vërtet shokuese, për shqiptarët në radhë të parë.

“Diku tjetër poshtërimi ndoshta mund të justifikohet në termat e pragmatizmit apo real-politikës, në këtë pjesë të botës është e papranueshme”.

Gazetari e pyet shumë qartë; “po preferoni akoma Turqinë, apo po mendoni për të mirën e Shqipërisë”, kurse Rama i përgjigjet se, “në këtë pjesë të botës poshtërimi (që po ju bëka BE vendeve, që nuk ka vendosur ti anëtarësojë) është i papranueshëm!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu