Erëra të fuqishme me fuqinë e një uragani në Rusi: Deri më tani tre të vdekur (VIDEO)

Tre persona kanë humbur jetën nga një stuhi që ka goditur Sverdlovskin, pjesën qendrore të Rusisë. Erërat kanë shkulur pemët, shenjat e komunikacionit, duke shkatërruar tarracat dhe kulmet e shtëpive. E fuqia e erërave ka arritur shpejtësinë prej 100 kilometrave në orë, transmeton Telegrafi.

Janë dëmtuar edhe objekte të shumta afariste, e në Jekaterinburg erërat kanë shembur një vinç ku si pasojë ka humbur jetën një punonjës.

Në qytetin Aramil erërat kanë shkulur kulmin e një objekti shumëkatësh, duke bërë që një burrë të bie për vdekje nga lartësi e madhe

Si rezultat kanë mbetur pa energji elektrike mbi 100 mijë banorë të kësaj zone, që thonë se erëra të tilla nuk kanë përjetuar kurrë më parë.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu