Eri Aga ishte i ftuar së fundmi në emisionin “Express Rozë”, në të cilin tregoi shumë detaje nga prapaskenat e “Për’puthen”. Ish-konkurrenti tha se përjashtimi i tij ishte i planifikuar, sepse kishte pasur shpesh mosmarreveshje me autoren e programit, Olsa Muhametin.
Ndër të tjera ai tha se të gjitha vajzat, duke përjashtuar Sarën, kanë lidhje jashtë emisionit. Eri u shpreh me bindje se Ledjana ka një të dashur jashtë shtetit, ndërsa kjo e fundit e ka mohuar, gjithashtu ai tregoi se edhe Ana Kauri është e lidhur me një djalë prej 3 vitesh dhe madje e konsideroi atë si vajzën më fallco.
Ndërsa një nga përcjellesit e saj e ka pyetur se fundmi se nëse janë të vërteta akuzat e ngritura nga Eri për një lidhje jashtë programit. Por, që ajo e ka mohuar këtë gjë dhe është shprehur se Eri ka bërë vetëm për vëmendje.
“Njerëzit për të marr vëmendje çfarë nuk thonë për të tjerë. Janë të lirë të bëjnë lajme për aq kohë sa fitojnë përcjelles”, është përgjigjur Ana.










E drejt ajo qe tha Ana njerzit bej gjithqka per Pak vemendje. Dhe eri duhet te gjej nje gejeshter tjeter qe te justifikoj largimin e ti nga perputhen