Eri i Përputhen gjen dashurinë, kush është vajza e njohur që e shoqëron

Eri Aga është një nga ish-konkurrentët më të komentuar të Përputhen. Ai doli nga emisioni beqar, por mesa duket e ka gjetur dashurinë jashtë emisionit.

Në fotot ekskluzive të siguruara nga meganews.al, Eri shihet në shoqërinë e një biondeje, në momente intime me të.

Mega News ka zbuluar se vajza në fjalë është është Ina Muriqi, konkurrente tek emisioni i dashurisë në Kosovë, “It’s my Love” i moderuar nga Valon Maloku.

Asnjëri prej tyre ende nuk ka konfirmuar lidhjen e tyre.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu