Eriksen është opsioni i parë i Unitedit, nëse largohet Pogba

Manchester Unitedi e ka bërë prioritet transferimin e Christian Eriksenit nga Tottenham Hotspuri, nëse Paul Pogba largohet në këtë afat.

Mesfushori danez ka bërë të ditur javë më parë se e dëshiron largimin nga Spurs, derisa kontrata e tij skadon në verën e vitit 2020.

Real Madridi është duke tentuar që ta transferojë mesfushorin francez, pasi Mino Raiola bëri me dije se dëshira e lojtari është që të largohet nga Old Trafford.

Christian Eriksen (Foto: Dan Mullan/Getty Images/Guliver)

Sipas Evening Standard, nëse 26-vjeçari transferohet te skuadra spanjolle, atëherë Djajtë e Kuq do të tentojnë që ta transferojnë danezin nga rivali i Ligës Premier.

Për ta realizuar transferimin e 27-vjeçarit, Manchester Unitedit do i duhet të paguajë rreth 95 milionë euro për shërbimet e mesfushorit.

Tottenhami është në presion që ta shesë Eriksenin, pasi kontrata e tij skadon në vitin 2020, e që do të largohej me parametra zero.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu