Eriksen impresionon Conten, gati t’ia rifillojë si titullar te Interi

Mesfushori kreativ i Interit, Christian Eriksen thuhet se e ka impresionuar mjaftueshëm në stërvitje trajnerin Antonio Conte dhe e ka siguruar një vend në formacionin titullar kundër Napolit në Coppa Italia.

Sipas mediumit La Gazzetta dello Sport, ish-mesfushori i Tottenham Hotspur ka bindur Conten pas rifillimit të stërvitjes dhe u shfaq në formë të shkëlqyeshme fizikisht për rifillimin e sezonit.

Gazeta zbulon se Conte ka zgjedhur Eriksen midis titullarëve gjatë seancave të tij të para të stërvitjes taktike.

Mediumi shton se mund të shohim një rreshtim 3-4-1-2 me danezin pas Romelu Lukakut dhe Lautaro Martinezit kur Interi udhëton në San Paolo për t’u përballur me Napolin.

Interi u mposht nga Napoli me rezultat 1-0 në takimin e parë në Giuseppe Meazza, ndërsa ndeshja kthyese pritet të luhet më 13 qershor.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu