Erion Veliaj: Kush voton PS, ka garanci se me datë 26 Prill do jetë në punë

I ftuar mëngjesin e sotëm në një emision, Veliaj iu përgjigj pyetjes nëse administrata po përdorej për fushatë, referuar edhe deklaratës së fundit kërcënuese të Ramës.

Ai u shpreh se nuk ka keq nga ata punonjës të administratës që bëjnë 2-3 angazhime, teksa tha se për ata që do votojnë PS më 25 Prill, ka një garanci se me 26 Prill do të jenë në punë.

“Nga ata që bëjnë dy-tre angazhime nuk ka keq. Njerëzit mendojnë më shumë për xhepin e tyre, se për partitë. Unë besoj se kush voton PS, ka një garanci se më datë 26 janë të gjithë nëpër punë, nuk ka thirrje për largime nga puna.”-tha Veliaj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu