Para disa javësh u raportua se Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij Ariana, janë në pritje të fëmijës së katërt, njofton Klan Kosova.
Mirëpo, këngëtari e pati mohuar këtë lajm duke thënë se nuk është i vërtetë.
Mirëpo, gjatë ditës së sotme, këngëtari e konfirmoi shtatzëninë e gruas së tij dhe tha se po bëhen sërish prindër.
Në një intervistë në “1 kafe prej shpisë”, Ermali tha: “Po është e vërtetë, dashtë Zoti të jetë me shëndet”.
Ermali dhe Ariana janë prindër të tre fëmijëve, dy vajzave dhe një djalë të cilët tashmë do të bëhen me edhe një motër ose vëlla.










