Escobar, Lajçak dhe ambasadori amerikam në veri të Kosovës, takohen me Rakiçin

I dërguari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar dhe ai i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier kanë shkuar në Veri.

Në Mitrovicën e Veriut, dy të dërguarit specialë dhe ambasadori janë takuar me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiç dhe kryetarin e kësaj komune nga po e njëjta parti, Milan Radojeviç.

Escobar dhe Lajçak të mërkurën u takuan me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, si dhe me përfaqësues të opozitës.

Pas një situate të përshkallëzuar në fund të korrikut, zbatimi i vendimeve të Qeverisë për targat e automjeteve dhe fletë-deklarimet në kufi si masë reciproke me Serbinë u shtye për 1 shtator dhe tensionet në veri të vendit u ulën disi. Por tani shtatori është afruar dhe deri të mërkurën e javës së ardhshme Kurti e Vuçiq pritet të vihen sërish përballë njëri-tjetrit për ta arritur një marrëveshje. Në kuadër të kësaj përpjekje, Escobar dhe Lajçak pritet që sot pasdite të shkojnë edhe në Beograd.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu